Arte

PIKTURA E DITËS: Pasqyrim i dy qyteteve “Paris-Amsterdam” (vepër në ditëlindjen e artistit)

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Pasqyrim i dy qyteteve “Paris-Amsterdam”

PIKTURA E REALIZUAR NGA ARBEN GOLEMI

Parisi dhe Amsterdami janë dy qytete më të dashur për piktorin. Ai thotë se aty gjen ambientin që e frymëzon për të pikturuar. Dy qytete me një traditë. Sipas tij Parisi dhe Amsterdami janë edhe dy qytete që kanë vlera arkitektonike ku dhe mund ti pikturosh bukur, kanë klimën e pikturës. Piktori zgjedh në Paris zgjedh barokun dhe zonën gotike, ku bën pjesë Katedralja e Shën Mërisë, etj. Në Amsterdam zgjedh një nga elementët më karakteristike, që janë kanalet dhe janë pjesa e sipërme e shtëpive.

Arben Golemi e nisi rrugëtimin e tij të artit i frymëzuar nga qyteti ku lindi, në vitin 1954 – Berati, me kishat e tij bizantine, afresket mesjetare dhe ansamblet muzeale. Pasi studioi arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe teori arti në Akademinë e Arteve po në Tiranë, ai iu përkushtua ngjyrave, duke i shkrirë ato me hapësirën; duke ruajtur karakterin dhe origjinën. Kështu ai krijon mbi misterin e qyteteve të vogla, monumentet e tyre, për grataçelat e metropoleve, por edhe për detin dhe pyllin që rritet në imagjinatën e tij.
Çdo 2 prill piktori dhe arkitekti Arben Golemi hap një ekspozitë. Është dita e lindjes së tij dhe ai ka menduar ta festojë në këtë mënyrë. Arkitekt me profesion, Golemi nuk u ndahet dot volumeve arkitekturore, ndërtesave dhe qyteteve që kanë lënë mbresë tek ai. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH