Në datën 2 Korrik përkujtojmë rënien heroike të Asim Zenelit dhe betejën e Grykës së Mezhgoranit.
Asim Zeneli lindi në Progonat, fshat i komunisë së Kurveleshit, qarku i Tepelenës.
Student në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë në Romë, protestoi kundë pushtimit fashist të Shqipërisë, organizoi një demonstratë antifashiste në shkollë dhe për këtë u arrestua (1939).
Mbas kthimit të Atdhe, hyri në rradhët e UNÇSH në prill 1943, u pranua anëtar i PKSH dhe u caktua komisar i çetës “Hajredin Tremishti”.
Si student në kryeqytet, Asim Zeneli, u njoh me militantë të tjerë atdhetare si Qemal Stafa, Mustafa Matohiti, etj. Në vitin 1936 ai fitoi konkursins për të vazhduar shkollen ushtarake në Itali. Atje ai pa pasojat e rregjimit fashist dhe rrezikun e pushtimit të Shqipërisë nga një forcë fashiste apo naziste. Bashkë me miqtë e tij të shkollës Pano Xhamballo dhe Dino Kalenjën ai protestoi kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, organizoi një demonstratë antifashiste në shkollë dhe për këtë u arrestua në vitin 1939.
Ai u kthye në atdhe nga fundi i vitit 1941. Ai ju bashkua batalonit "Dajti" i cili ndërmorri sulme dhe aksonie kundra forcave pushtuese në Shqipërinë e Jugut dhe atë të Mesme.
Ra duke luftuar kundër forcave të shumta fashiste në grykën e Mezhgoranit, më 2 korrik 1943. Pas vdekjes ai u nderua me titullin më të lartë të vendit, Hero i Popullit. Busti i Asim Zenelit është vendosur në qytetin e Tepelenës.