"Modernizimi", vepër e realizuar nga Ismail Lulani që u bë e njohur për mënyrën e re të perceptimit artistik. Një fshatar tipik (malësor) me kostum popullor, hipur në gomar ka një çadër të hapur dhe në dorë mban dhe një celular. Mënyra e veshjes së tij në sfond jep një peizash rural. Ky tregim grotesk na ofon traditën me aktualitetin.
Pak nga jeta e artistit:
Ismail Lulani, ishte dhe mbeti ndër emrat e rëndësishëm të traditës shqiptare të pikturës. Ai lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi në moshën 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri.
Ismail Lulani është një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij ku eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejzash, portret e natyra të qeta.
Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë:
Në vitin 1979 i jepet titulli “Piktor i Merituar”
Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit”
I është akorduar titulli “Naim Frashri I klasit të Parë”
Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” i cili iu dorëzua të shoqes së artistit.
Ismail Lulani mori pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja duke marrë vlerësimet më të larta nga kritika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.
Lulani vdiq më 6 tetor të 2002 duke mbetur një nga emrat më të respektuar të Shkodrës dhe një nga emrat më të shquar në historinë e artit shqiptar.