Marrë nga profili i Dash Frashërit 'Facebook'.
Piktori i mirënjohur shqiptar me banim në Austri, Gazmend Freitag, me vizatimet e tij ka tërhequr si zakonisht vëmendjen e mediave.
Freitag me nje gjetje gjeniale ka vizatuar mjeshtërisht njërin nga kandidatin për kryetar bashkike të qytetit të Linz, kryeqyteti i Austrisë së Epërme dhe qyteti i tretë më i madh në Austri, Michael Raml.
Gazmend Freitag është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani. Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri.
Në vitin 2013 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner.
U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.
Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki.
Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është "Baresha", me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj.