Vepra më lart është nga një piktor i panjohur, i gjysmës së parë të shekullit të 19-të, i cili ndoshta bazohet në një vepër të humbur të piktorit të madh italo-grek Ludovico Lipparini.
Marko Boçari i jep lamtumirën familjes së tij.
Më 9 gusht 1823 u vra luftëtari i njohur arvanitas Marko Boçari, komandati i Suliotëve, një komunitet autonom shqiptar në Epirin e pushtuar nga osmanët.
Lindi në krahinën e Sulit, tash në Greqi, në vitin 1790. Ishte i biri i Kiço Boçarit dhe Krisullës, e bija e Joyi Papa-Zotit.
Hero i luftës së Sulit, luftës greke për pavarësi dhe mbrojtjes së Janinës më 1821-1822. Markoja njihet edhe si autori i parë i fjalorit greqisht shqip në variantin e së folmes arvanitase.
Marko Boçari është një ndër figurat kombëtare më të nderuara për grekët dhe portretet e tij mbushin shpesh klasat, zyrat e administratës e të qeverisë dhe baraka ushtarake; pa llogaritur, se ai vinte nga fiset me gjak të pastër shqiptar, të Sulit të Çamërisë.