Arte

PIKTURA E DITËS: "Kur e pashë për herë të parë"- Nga artisti Gazmend Freitag

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Kur e pashë për herë të

Në pikturën "Kur e pashë për herë të parë" e realizuar në vitin 2018, artisti Gazmend Freitag kap magjinë dhe shpresën e një takimi të tillë. E gjelbëra dhe e kuqja shëndritëse shprehin ndjenjën e një gjallërie shumë të afër.

Portreti i gruas së re, i mbushur me dritë është fokusi dhe duket sikur shkëlqen nga brenda, admiruar, me dashuri nga artisti, i cili edhe vetën vendos në pikturë duke shprehur ndjenjat e tij.

Gazmend Freitag është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani. Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri.

Në vitin 2013 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.

Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki. Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është "Baresha", me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj.

Poll
SHQIPENGLISH