Robert Përmeti, një nga piktorët më të njohur shqiptarë, na tregoi në lidhje me këtë skicë të veçantë që kishte realizuar për Kristaq Ramën, e cila daton në vitin 1980. Përmeti shprehet për Liberale.al:
“Në vitin 1970, Kristaqi ishte pedagog i jashtëm dhe kishte një funksion shtetëror. Unë kam qenë oficer në atë kohë. U miqësuam pasi pedagogët si ai kishin sjellje shumë korrekte me studentët, ishin të lidhur me punën, të qetë dhe ofronin miqësi.
Nuk mungonin asnjëherë në orët e tyre. Miqësinë me Kristaqin e ruajta gjatë viteve. Kjo skicë, që daton në vitin 1980, i takon një prej mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, ku isha anëtarë i zgjedhur. Në skicë mbahet dhe firma e Kristaqit ç'ka e bën atë më të veçantë dhe më të rëndësishme".
Robert Përmeti në 1970-1975 ka mbaruar Akademinë e Arteve për pikturë e skenografi. Ai ka marrë pjesë rregullisht në të gjitha ekspozitat kombëtare të realizuara pranë GKA Tiranë nga viti 1975 deri ne vitin 1991.Ka organizuar ekspozita vetiake në GA Librazhd, në qytetin e Elbasanit, në Pallatin e Kulturës Tiranë, me grup autorësh etj.
Ështe i koleksionuar dhe i ekspozuar ne galeri private te ndryshme si në SHBA, Australi, Angli, Francê, Itali, Gjermani, Japoni, Greqi, Bullgari, Rumani, Finlande, Turgi etj.
Ka qenë nismëtar dhe sekretar i Degës së Lidhjes dhe Shkrimtarëve e Artistëve të Librazhdit si dhe anëtar i Komitetit Drejtues të Lidhjes LSHA Shqipërisë.