Arte

PIKTURA E DITËS: “K’cimi i Tropojës”- Nga piktori Gazmend Freitag

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “K’cimi i Tropojës”- Nga piktori

Piktori i mirënjohur shqiptar, me atelie në Linz të Austrisë, Gazmend Freitag, vjen sërish befasues me krijimin e fundit të tij.

“K’cimi i Tropojës”, vallja e famshme shqiptare e Tropojës, e pranuar së fundi si vlerë unike dhe origjinale në UNESCO, e ka frymëzuar piktorin nga Kosova, i cili krijon prej disa dekakash në Perëndim.

Piktori Freitag e ka trajtuar me shumë dashuri kompozimin, ku tej kostumit kombëtar të veshur nga valltarja, i ka dhënë vlera të bukura piktorike.

Gazmend Freitag është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani. Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri.

Në vitin 2013 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.

Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki. Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është "Baresha", me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH