Arte

PIKTURA E DITËS: Kalaja e Beratit në sytë e Llazar Taçit

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Kalaja e Beratit në sytë e Llazar Taçit

Piktura e realizuar nga Llazar Taçi

Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II p.e.r.

Në veprën e Llazar Taçi paraqitet një 'fortesë imponuese' që ngrihet mbi një kodër të lartë, me mure të forta dhe kulla mbrojtëse. Pamja e kalasë e pasqyruar nga blloqe guri, duke treguar trashëgiminë historike të fortifikimeve të lashta. Në horizont, qielli i hapur reflekton një atmosferë të lashtë dhe të mbushur me histori.

Për të gjithë vizitorët vendas e të huaj të cilët po e vizitojne çdo ditë e më shumë, kalaja mbetet një monument historik dhe kulturor, një atraksion i jashtëzakonshëm turistik.

Llazar Taçi është piktor i plejadës që u edukua nga mjeshtrit e parë shqiptarë të pikturës së shekullit të 20-të, Kel Kodheli, Sadik Kaceli, Kujtim Buza, Janaq Paço, si dhe profesorët që erdhën nga shkolla e Bashkimit Sovjetik.

Ai është përfaqësues i atij brezi piktorësh e skulptorësh shqiptarë që i kanë shumëzuar stilet dhe individualitet krijuese duke sfiduar kornizat e realizmit socialist.

Një piktor shumëdimensional. Një autoritet i respektuar. Një kontributor i madh në artet pamore shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH