Arte

PIKTURA E DITËS: "Gëzuar Ditën e Gruas" - Dy motrat piktore, Sofia Zengo Papadhimitri dhe Androniqi Zengo Antoniu

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Gëzuar Ditën e Gruas" - Dy motrat

Sofia Zengo Papadhimitri dhe motra e saj Androniqi Zengo, janë piktoret e para profesioniste në historinë e artit pamor shqiptar. 

Ato vijnë në artin e pikturës realiste të shekullit XX nga piktura ikonografike pasbizantine. Të dy motrat u edukuan artistikisht në një familje ikonografësh korçarë. Babai i tyre Vangjel Zengo, është ndër të parët piktorë që bëri kalimin nga arti bizantin në artin me temë historike dhe tema nga jeta e përditshme, proces që shoqëroi edhe krijimtarinë e Sofias dhe Androniqi Zengos. Sëbashku me dy motrat e saj Androniqi dhe Sotiria, Sofia mori pjesë në pikturimin e kupolës së Mitropolisë së qytetit të Korçës (1944 - 1945).

Mes ndikimit të traditës familjare, por edhe edukimit akademik nga piktori impresionist Spiro Vikatos i cili ishte padagogu kryesor në Akademinë e Athinës ku ajo u diplomua në vitin 1939, Sofia Papadhimitri konsolidoi stilin realist, duke realizuar me vërtetësi portrete, peizazhe dhe natyra të qeta. Koleksioni i punimeve në vaj i Sofia Zengo Papadhimitrit arrin në rreth 300 punime. Në të gjitha këto piktura ndjehet dashuria e artistes për natyrën dhe njeriun e thjeshtë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH