Piktori Pashke Pervathi është një artist i njohur për pasionin e tij të thellë për peisazhet, veçanërisht ato që paraqesin natyrën e bukur të Shqipërisë. Ai e ka transformuar studion e tij në një hapësirë ku natyra bëhet inspirimi kryesor, dhe vjeshta, me ngjyrat e saj të ndezura dhe nuancat e thella, është sezonin që ai e do më shumë.
Shqipëria, me malet e saj të larta, lumenjtë, kodrinat e bukura dhe detet me ujë të kristaltë, ka qenë gjithmonë motivi kryesor për Pervathin.
Pashk Përvathi, i lindur më 27 shkurt 1958 në Manati të Lezhës, është një piktor shqiptar me një karrierë të shquar. Që në fëmijëri, ai zhvilloi një pasion të fortë për pikturën.
Në moshën 21-vjeçare debutoi në Ekspozitën Kombëtare të vitit 1979 me veprën "Vjeshtë në Manati".
Në vitin 1983, ai çeli ekspozitën e tij të parë vetjake dhe më vonë studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë për Pikturë Monumentale.
Pas diplomimit, Përvathi ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale dhe grupore në Shqipëri dhe jashtë saj. Veprat e tij gjenden në koleksione private në Evropë, Amerikë dhe Azi, si dhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Për talentin e tij, ai është nderuar me disa çmime, duke përfshirë "Naim Frashëri i Artë", çmimin "Abdurahim Buza" në pikturë në vitin 2010, dhe çmimin "KULT" për Artin Pamor në vitin 2011.
Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Urdhri "MJESHTËR I MADH".