“Emigranti i vogël. Vendi im, Shqipëria”, vepër e realizuar nga Agim Sulaj (në kuadër të 64-vjetorit të lindjes)
Agim Sulaj, piktor e karikaturist shqiptar, i cili gjithmonë ka qenë i dedikuar në punën e tij ndaj emigrimit dhe historive të veçanta të kësaj plage të pa shërueshme të Shqipërisë, përshkruan një vepër që prezanton një fëmijë të vogël në një klasë fillore të Italisë, me prindërit shqiptarë. Tabloja tregon momentin kur fëmija, me kureshtje e mall, kërkon Shqipërinë në hartën e madhe të Italisë dhe përpiqet të gjejë Vlorën, qytetin e prindërve të tij.
Kjo pikturë është blerë nga një grua belge, sepse sipas saj përcjell një mesazh universal, siç është emigrimi.
Agim Sulaj ka lindur në vitin 1960 në Vlorë. Studimet e shkollës së mesme i ka bërë në vitin 1978. Në moshën 19 vjeç fiton çmim të parë në revistën e mirënjohur të kohës së komunizmit ‘’Hosteni’’, revistë që kritikonte aq sa mundte fenomenet e shtrembëruara të kohës. Në këtë kohë ai është student i Arteve të Bukura në Tiranë dhe i përfundoi ato në vitin 1985.
Ashtu si Bronzino ai është kultivuar si detajist, në të njëjtat pasione si detajisti i rilindjes italiane, por me një realizëm bashkohor sa dhe i thellë në artin e vet. Ai nuk i ndahet detajit, dhe kjo rrugë ka marrë përparësi për të shpallur një qartësi të plotë të portreteve ku ai do të detajojë. Ai merret me idetë dhe dukuritë shoqërore. Në pikturat e veta ai përdor mirë ngjyrat e zëna si dhe të ndezura, por mjeshtërinë e vet ka më shumë grafitin.
Trajton tema nga më të ndryshmet, nga e thjeshta tek esencialja, nga personalitetet më të shquara futet në botën fëmijërore, në aspektin psikologjik futet në ndrydhje, psikozat shoqërore dhe individuale, tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet, nuk lë pas edhe natyralizimin si dhe mesazhin që duhet të përçojë ky mesazh. Formimi i tij në dy fronte, si në pikturë dhe ne karikaturë është një arsenal që ai nuk e lë por e përdor mirë.
Krah ekspozitave të ndryshme që ai ka qenë pjesmarrës në botë si në shumë ekspozita në Itali, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg, vjen rregullisht edhe në Shqipëri. Gjithashtu ai ka dhe një shumësi çmimesh në karrierën e vet.
Në vitin 1979 është fitues në garën tradicionale vjetore të satirave dhe humorit të organizuar nga revista ironike të kohës ‘’Hosteni’’ për karikaturën “Elegy”
1982 – Fitues i çmimit të parë në revista Hosteni, Satirë dhe Humor për emblemën e “70 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”
1984 – Fitues i çmimit të tretë në revista Hosteni – Satirë dhe Humor për karikaturë në titullin “Asortimenti dhe global”
1984 – Fitues i shpërblimit të posaçëm në konkurs me rastin e 40 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, organizuar nga Instituti i Lartë i Arteve të Bukura në Tiranë për karikaturën “Njeriu me dy fytyra”
1986 – Fitues i çmimit të parë tek Hosteni – Satire dhe Humor Magazine për karikaturën “Tymi im mbi të gjithë të tjerët”
1988 – Çmimi i parë në Çmimin e Karikaturës Ballkanike “Njeriu dhe Mjedisi”, Seres (Greqi)
1990 – Çmimi special “Aydin Dogan Competition International Cartoon” në Ankara (Turqi)
1998 – Çmimi i parë në “Eurohumor”, Cuneo (Itali)
1999 – Çmimi i nderit për Konkursin Ndërkombëtar të Karikaturistëve, Tolentino (Itali)
2000 – Çmimi i konkursit ndërkombëtar “Omaggio a Charles Shulz” në Cuneo (Itali)
2002 – Çmimi Ndërkombëtar Special “Eurohumor”, në Cuneo (Itali)
2003 – Fitues i dy çmimeve të veçanta në Festivalin Ndërkombëtar të Artit Humoristik në Tolentino (Itali)
2004 – Fitues i “Festivalit të Humorit” në Cuneo (Itali)
2005 – Çmimi special në garën evropiane të karikaturës “Shtëpia e piktorit” (Belgjikë)
2005 – Çmimi Special në Festivalin e 23-të Ndërkombëtar të Artit Humoristik, Tolentino (Itali)
2017- Ka marrë dy çmimet e Portugalisë. Çmimi i dytë në konkurrimin ndërkombëtar me veprën e plastikës në qytetin Porto, si dhe çmimi i dytë në Espinhal po në Portugali me veprën “Cikli i jetës”.