Arte

PIKTURA E DITËS: Elbasani ynë! - Nga Klajdi Arapi

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Elbasani ynë! - Nga Klajdi Arapi

“Elbasani ynë”. Kështu e ka titulluar piktori i talentuar elbasanas Klajdi Arapi një ndër veprat e tij dedikuar vendlindjes, Elbasanit.

Plot ngjyra në pikturën e Klajdi Arapit mbizotëron lagja “Kala” në qendër të qytetit.

Piktori Klajdi Arapi ka marrë pjesë në disa ekspozita dhe konkurse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke marrë vlerësime nga publiku dhe kritika. I diplomuar në Itali, në Akademinë e Arteve të Bukura në Foggia të Italisë, ai ka zhvilluar edhe funksionin e asistentit në katedrën e pikturës në këtë akademi.

Në Shqipëri, Klajdi ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive me shumë miq siç shprehet edhe ai vetë. Klajdi Arapi tregon se pasi humbi babain në një moshë të vogël, miqtë e tij i thoshin që në venat e tij nuk rridhte vetëm gjaku i babit por edhe talenti. Pikërisht kjo, ishte një nga arsyet pse ai zgjodhi të ndiqte të njëjtën rrugë duke ndjekur pikturën dhe duke treguar njëkohësisht dashurinë për vendin dhe qytetin e tij të lindjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH