Piktura e përzgjedhur më lart nga Liberale.al është realizuar nga artisti, Guri Madhi e realizuar në vitin 1970. Në këtë vepër paraqiten "Dy heroinat", marrë nga profili "Facebook", i Dash Frashërit.
Guri Madhi u lind në Korçë, më 15 maj 1921. Ishte një nga tre pedagogët që themeluan Institutin e lartë të Arteve figurative (sot Akademia e Arteve) në Shqipëri.
Për veprimtarinë e tij në artet figurative, Guri Madhi nderohet nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhrin “Naim Frashëri” – shkalla e parë në vitin 1972.
Në vitin 1976, Guri Madhit iu dha nga Presidenti i Shqipërisë titulli “Artist i Popullit”, titull i rëndësishëm dhe njohja më e madhe për një artist.
Me artin e tij, Guri Madhi preku momente të rëndësishme për vendin tonë të cilat mbeten si dëshmi e një arti të angazhuar, krijuar nga një artist patriot. Temat patriotike dhe historike zënë një pjesë të madhe të krijimtarisë së tij.
Në vitin 1989, për nder të tij, Galeria e Arteve e qytetit të tij Korçë u emërua me emrin e tij Galeria “Guri Madhi”.
Në vitin 2009 emri i tij u zgjodh nga pogradecarët si një nga 100 personalitetet e Europës, emrat e të cilëve përmenden në Bulevardin “100 hapat drejt Europës” në Pogradec-Shqipëri.
Guri Madhi u nda nga jeta në Budapest (Hungari) në qershor 1988.