Pikturat e Natasha Begës zënë vend natyrshëm në një nga mjediset ku njeriu jeton, mendon është i gëzuar ose i pikëlluar.
E gjithë teknika e Natasha Begës, vaj, pastel e karbon i përkasin një stili, i cili, sipas vetë asaj, mund të quhet impresionizëm magjik.
Dy prani të mëdha ndihen në realizimet e saj artistike, dashuria dhe hyjnia. Deri në vitin 1990 artit shqiptar i mungonte një nga magjitë më të bukura.
Piktura e Natasha Begës nuk erdhi nga akademitë e artit, ndërsa befasimi prej sa u bë magjeps brenda një kohe të shkurtër.
Natasha Bega është një piktore dhe poete e lindur në Tiranë, ku ka kryer dhe studimet e larta për gjuhë të huaj dhe psikologji. Është autore e shumë librave, si dhe e ekspozitave personale brenda dhe jashtë vendit.
Disa nga botimet e saj janë: “Lirika” (poezi, 1989), “Gjerdani i artë” (roman, 1994), “Kur të mos duhemi më”, (poezi,1996), “Intuitë”, (poezi, 2002), “Heshtja e murit”, (poezi, 2003), “Gabimi”, (poezi, 2004), “Një jetë tjetër” (roman, 2004), “Atë e bir”, (poezi grafike, 2005) etj.
Ajo ka realizuar edhe dy prodhime kinematografike; “Një biletë në Europë” dhe “Vrapoj diellin”.
Disa nga veprat e saj janë: "Ai po largohet", "Portreti i Mbretëreshës Suzanë", "Porteti i Princ Leka Zogu", etj.