Piktori këlmendas Gjelosh Mitaj çeli këto ditë në Shkodër Ekspozitën e tij me punime të përzgjedhura
Pikturat e tij janë një kolazh frymëzimi artistik i qendisur në telajo.
Portreti, peisazhi epik dhe ai lirik janë dashuria e penelit të tij. Në gjurmët e piktorëve që ai adhuron Sadik Kaceli dhe Smajl Lulani, Mitaj veçohet si mjeshtër i ngjyrave të forta dhe imazhit ngacmues.
Shumë adhurues të artit dhe miq të të tij ishin që në orët e para të hapjes së Ekspozitës që do të qëndrojë e hapur për disa ditë.
Ekspozita na risjell në vëmendje disa nga perlat e bjeshkëve dhe të natyrës shqiptare.
Janë 55 piktura të artistit Gjelosh Mitaj të frymëzuara nga bukuria e bjeshkëve të Vermoshit, Lëpushës e Selcës. Piktori, besnik i natyrës me veprat e tij rikthen në veprat e tij eposin e kreshnikeve.
Mitaj shquhet për stilin e të veçantë dhe detajet teksa pikturat e tij janë një promovim i mirëfilltë për një zonë me potenciale shumë të mëdha turistike.
Pjesë e ekspozitës janë edhe 15 portrete të figurave historike me origjinë nga Kelmendi i Malësisë së Madhe.