Arte

PIKTURA E DITËS: Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, roli i dy udhëheqësve komunistë gjatë viteve të luftës

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, roli i dy

Piktura e realizuar nga Fatmir Haxhiu 

Pas vrasjes së Qemal Stafës, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu morën drejtimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, parti që do të vinte në pushtet menjëherë pas mbarimit të Luftës së II Botërore dhe do drejtohej me dorë të hekurt prej tyre, për 40 vite. Ajo do të quhej më pas Partia e Punës kurse Mehmet Shehu do të mbetej bashkëpunëtori më i ngushtë i Enver Hoxhës, deri në vdekjen e tij, në vitin 1981, që sipas versionit zyrtar kreu vetëvrasje.

Dy udhëheqësit komunistë shfaqen në veprën e piktorit Fatmir Haxhiu gjatë viteve të fundit të luftës, në 1943 dhe vepra titullohet "Amakres", teksa të dy duket se bëjnë planet e marrjes së pushtetit, me largimin e fashistëve. Hoxha jep porositë dhe Shehu i zbaton. Dy udhëheqësit komunistë përmes terrorit do të vinin në pushtet në fund të '44, ndërsa regjimi brutal i udhëhequr prej tyre do të mbetej në këmbë edhe pesë vite të tjera pas vdekjes së Enver Hoxhës.

Fatmir Haxhiu, një ndër piktorët më të shquar shqiptar të realizmit socialist, lindi në vitin 1927 në qytetin e Gjirokastrës. Më pas familja e tij u zhvendos në Tiranë, aty ku do të jetëoj deri në ditën e vdekjes, më 10 mars të vitit 2001.

Haxhiu kryen me sukses studimet në Zagreb për t’u kthyer në atdhe me pasion të madh për pikturën. Fatmir Haxhiu do të marrë pjesë në aktivitete artistike e festa kombëtare.

Vitet ’50 janë shumë të frytshme për të. Ai bëhet krijues i studios së parë ushtarake në Shqipëri, ku pasohet dhe nga artistë të tjerë, derisa në vitin 1959 merr pjesë në ekspozitën kombëtare

Veprat  e tij, kryesisht të realizmit socialist, u bënë popullore pasi botoheshin nëpër shumë gazeta të kohës si “Drita”, “Puna”, “Zëri i popullit”, “Ylli” e të tjera. 

“Piktor i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës, megjithëse karriera e tij artistike vëllimin më të madh të punës e ka të kohështrir në periudhën e realizmit socialist dhe tematikat në një pjesë të konsiderueshme ishin të imponuara, ai diti të ishte një artit i dimensioneve të mëdha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH