Arte

PESË FAKTE PËR STATUJËN E LIRISË/ 17 qershor 1885 mbërriti në Nju Jork, si dhuratë nga Franca për popullin amerikan

Shkruar nga Liberale

PESË FAKTE PËR STATUJËN E LIRISË/ 17 qershor 1885

Në këtë ditë të historisë, 17 qershor 1885, Statuja e Lirisë mbërriti në Nju Jork.
Statuja e Lirisë mbërriti në Nju Jork e ndarë, në 350 copë dhe vendosja zgjati më shumë se një vit; statuja nuk do të zbulohej zyrtarisht për publikun deri në tetor 1886.

Si një "simbol i qëndrueshëm i lirisë dhe demokracisë", Statuja e Lirisë u dha si dhuratë nga populli i Francës në kremtimin e pavarësisë amerikane dhe miqësisë së dy vendeve, sipas faqes së internetit të History Channel.

E projektuar nga skulptori francez Frederic-Auguste Bartholdi, statuja prej bakri dhe hekuri ishte menduar fillimisht si një dhuratë njëqindvjeçare në vitin 1876.
Vonesa ishte pjesërisht për shkak të problemeve me mbledhjen e fondeve. Ndër përpjekjet më të pazakonta për mbledhjen e fondeve ishin organizimi i një lotarie dhe i një ndeshje boksi.

Ndërsa Franca financoi koston e statujës, piedestali u financua nga Shtetet e Bashkuara, thuhet në uebsajtin e Statue of Liberty.

PESË FAKTE PËR STATUJEN E LIRISË

Ngjashëm me situatën në Francë, mbledhja e fondeve për piedestalin po shkonte me ritme të ngadalta, thuhet në uebsajtin e Statujës së Lirisë.

"Për të ndezur aksionin publik, në 1885, Joseph Pulitzer vendosi një reklamë në gazetën e tij New York World duke ftuar lexuesit të investonin për kauzën. Në këmbim, Pulitzer publikoi emrin e secilit donator në gazetë," thuhet në historinë e statujës.

Fushata funksionoi: 120,000 njerëz dhuruan mbi 100,000 dollarë, shuma e nevojshme për të paguar për pjesën tjetër të ndërtimit.
Në total, Statuja e Lirisë kushtoi afërsisht 250,000 dollarë në vlerën e parave të viteve 1880, shifër që do të arrinte në gati 6 milionë dollarë në vitin 2023.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdonte ndërtimi i piedestalit të Statujës së Lirisë, duke e vonuar edhe më tej projektin.

“Ndërsa priste ndërtimin e piedestalit të saj, Statuja mbeti copë-copë në atë që quhej atëherë Ishulli i Bedloe”, thuhet në uebsajtin e Statuja of Liberty.

Kur përfundoi, lartësia e saj prej 93 metra e bëri atë strukturën më të lartë në Shtetet e Bashkuara, sipas burimeve të kohës.

Gishti i Statujës së Lirisë është mbi 8 metra e gjatë dhe hunda e saj është rreth pesë metra e gjatë.

Vizitorët lejohen të hyjnë në statujë dhe të ngjiten deri në kurorë - megjithatë, kurora e statujës mund të arrihet duke ngjitur 162 shkallë, sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar.

"Nuk ka shërbim ashensor për t’u ngjitur në kurorë. Ngjitja është e vështirë," thotë faqja e internetit e Shërbimit të Parkut, mes njohurive dhe këshillave të tjera.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH