Arte

Për shëndetin e mirë të stomakut, zbuloni mënyrat si të ndihmoni tretjen

Shkruar nga Liberale

Për shëndetin e mirë të stomakut, zbuloni mënyrat si

Çrregullimet me tretjen shkaktohen kryesisht nga ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik, alergjitë, ose një infeksion.

Ato kanë një ndikim të fortë në shëndetin e njeriut dhe nuk duhen injoruar.

Problemet më të përhapura që prekin sistemin tretës janë diarea, konstipacioni, inflamacioni, kontraktimet, fryrjet, urthi e të tjerë.

Për fat të mirë mund të trajtohen në mënyrë krejt natyrale.

6 Mënyra Natyrale Si Të Përmirësoni Tretjen

Përtypeni Ushqimin Siç Duhet
Përtypja është pjesa më e rëndësishme e ngrënies. Përtypja mundet të lehtësojë ose vështirësojë tretjen.

Për pasojë, ju duhet të merrni kohën që u nevojitet për të përtypur ushqimin ngadalë.

Mos nxitoni dhe mos e gëlltisni ushqimin pa e përtypur mirë sepse do të keni probleme me tretjen.

Ushqimet E Pasura Me Fibër
Fibra luan një rol të rëndësishëm tek tretja.

Fibra gjendet në dy lloje: e tretshme dhe jo e tretshme.

Frutat, perimet, gruri, drithërat e plota, tërshëra, arrorët, farat dhe legumet janë burime të shkëlqyera të fibrës.

Hidratimi
Pirja e rregullt e ujit është e shkëlqyer për shëndetin e sistemit tretës.

Qëndroni të hidratuar gjatë ditës duke pirë ujë, lëngje frutash, ujë me limon.

Aktiviteti Fizik
Trupi ka nevojë për lëvizje.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin.

Ecja, vrapi, noti, joga, çiklizmi e të tjerë ndihmojnë në lëvizjen e rregullt të ushqimit nëpërmjet aparatit tretës.

Yndyrna Të Shëndetshme
Yndyrnat e mira lehtësojnë lëvizjen e ushqimit në sistemin tretës.

Ato gjenden tek djathi, vaji i ullirit, vezët, arrorët, avokado dhe peshqit.

Për më tepër, acidet yndyrore omega-3 pakësojnë inflamacionin që mund të prekë zorrët.

Në regjimin tuaj ushqimor AgroWeb.org rekomandon të përfshini salmonin, tonin, farat chia, farat e linit dhe të kungullit.

Stresi
Stresi ka një ndikim shumë të keq tek shëndeti.

Ai ka lidhje të drejtpërdrejtë me disa çrregullime që prekin tretjen, veçanërisht konstipacionin dhe ulçerën në stomak.

Stresi mund të shmanget nëpërmjet ushtrimeve me frymëmarrjen, ecjes dhe qetësimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH