Aktori i mirënjohur, Zef Deda, tashmë i ndjerë me ikjen e tij trishtoi jo vetëm familjen, por edhe publikun shqiptar.
Por një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendje në momentin e ndarjes nga jeta të Zefit ishte ajo e (Ish) mikut të tij Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Quo Vadis”, Sandër Ruçi zbuloi pengun e tij më të madh, atë që nuk ishte pranë Zefit në momentet e fundit të jetës.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Çfarë ndodhi me Zefin që u keqinterpretove?
Sandër Ruçi: Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla. Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”. Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti.
Gazetarja: Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?
Sandër Ruçi: Nuk e di a më ka kërkuar apo jo. Nuk jam i sigurt se nëse do më kishte kërkuar, do të shkoja barkas.
Gazetaraja: Nuk e dije, nuk të njoftuan?
Sandër Ruçi: Për kokën e fëmijëve, jo!