Arte

Një monument për Kadarenë në Gjirokastër, qyteti hap librin e shënimeve, kryebashkiaku Golemi: E meriton!

Shkruar nga Liberale

Një monument për Kadarenë në Gjirokastër, qyteti hap

Gjirokastra ka hapur librin ngushëllues ku të gjithë turistët, lexuesit e tij, qytetarët apo dhe ata që e kanë njohur mund të lënë shënimet e tyre për shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare. 

Një rrugë mban emrin Kadare, ndërsa Bashkia do të nisë procedurat për ngritjen e një busti të kolosit të letrave në një nga sheshet kryesore të qytetit të gurtë. 

“Po the Kadare ke thënë Gjirokastra e po the Gjirokastra ke thënë Kadare. Është momenti të nisim procedurat për të pasur në një shesh kryesor monumentin e Kadaresë sepse ka bërë shumë për qytet.

Ai e meriton monumentin e tij në Gjirokastër. Do të bashkëpunojmë dhe me ministrinë e Kulturës", tha Flamur Golemi në një intervistë për Report Tv.

Librat e ngushëllimit janë vendosur tek pazari i vjetër por dhe tek shtëpia e Kadaresë.

Shkrimtari i madh Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 Korrik 2024 dhe do të përcillet nesër për në banesën e fundit me një ceremoni varrimi shtetërore që do të mbahet në Tiranë, si dhe do të mbahen homazhe në nder të tij në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH