Arte

NEKROLOGJI- Shuhet artisti amerikan Richard Serra, i njohur për volumet abstrakte të ekspozuara në hollet e muzeve të artit bashkëkohor

Shkruar nga Liberale

NEKROLOGJI- Shuhet artisti amerikan Richard Serra, i njohur për volumet

Ka ndërruar jetë të martën artisti amerikan Richard Serra, i njohur për veprat e tij voluminoze të realizuara me pjesë të mëdha metali, të cilat gjenden të ekspozuara në sheshe dhe muze të ndryshme në disa vende të botës.

Serra ishte një nga skulptorët bashkëkohorë më të njohur në botë. Sipas nekrologjistë të botuar në Nju Jork Times, “ai kishte krijuar një mjedis monumental të korridoreve të lakuara, në formë elipsesh dhe spiralesh prej çeliku që i dhanë artit pamor në përgjithësi, por edhe skulpturës në veçanti, një madhështi abstrakte dhe një intimitet të ri fizik”. Ai ishte 85 vjeç dhe vdiq në shtëpinë e tij në Long Island, Nju Jork, nga pneumonia -tha avokati i tij.

Një nga veprat më të njohura, “The Matter of Time”, mbush sallën kryesore të Muzeut Guggenheim në Bilbao dhe është realizuar me 1034 ton çelik të oksiduar. Punime të tilla me peshë transformuan rrënjësisht hapësirat ku ishin instaluar veprat e tij dhe shpesh thuhej se ngjallnin një reagim fizik te shikuesit e tyre. "Unë jam duke punuar në kufirin e asaj që është e mundur," tha Serra.

NEKROLOGJI- Shuhet artisti amerikan Richard Serra, i njohur për volumet

Ai lindi në San Francisko në vitin 1939 nga një nënë ruso-hebreje dhe një baba spanjoll, i cili montonte tubacione në një kantier detar. Që në moshë të vogël, Serra u frymëzua duke parë një anije që lundronte dhe që më pas u nxit nga e ëma që ta vizatonte. Ai studioi artet e bukura në Yale së bashku me kolegët Chuck Close dhe gruan e tij të parë Nancy Graves, por që u përjashtua dy javë nga shkolla për shkak të talljes që i bëri, Robert Rauschenberg, i njohur si kritik i artit pamor.

Pavarësisht përmasave të mëdha të veprave të tij, ato në të shumtën e rasteve karakterizoheshin nga minimalizmi, e cila është një lëvizje artistike e lindur në vitet 1960, ku pjesa më e madhe e kësaj lëvizje përdorte materiale të zakonshme për të krijuar vepra me forma të thjeshta.

Vepra që e bëri atë të njohur në publik ishte Tilted Arc, një hark metalik 36 metra i gjatë që u vendos në Federal Plaza të Nju Jorkut në vitin 1981, përpara një ndërtese qeveritare. Skulptura, e cila e ndante sheshin në dysh, duke i detyruar qytetarët të bënin një rrugëtim më të gjatë, u kundërshtua për vite me radhë, derisa u hoq në vitin 1989, pas një gjyqi. Që atëherë ajo nuk është ekspozuar më, me kërkesën e vetë Serrës.

NEKROLOGJI- Shuhet artisti amerikan Richard Serra, i njohur për volumet

Ndërsa fama e tij rritej, publiku u njoh me punimet e tij voluminoze të çelikut, të cilat dukej se i referoheshin epokës industriale dhe kantiereve detare të fëmijërisë së tij.

Fulcrum, një instalim i vitit 1987 pranë stacionit të rrugës Liverpool të Londrës, rezultoi më i njohur se Tilted Arc. Dashuria për punën e tij filloi të përshpejtohej në vitet e ardhshme, kur ai hoqi dorë nga këndet e drejta të modernizmit, duke përqafuar format e lakuara.

NEKROLOGJI- Shuhet artisti amerikan Richard Serra, i njohur për volumet

Elipset e tij të përdredhura u realizuan në vitet 1990, ndërsa “The Matter of Time”, tetë skulptura të lakuara që u realizuan mes viteve 1994 dhe 2005 për Muzeun Guggenheim Bilbao, u bënë vepra e tij përcaktuese në karrierën e tij. Dy vjet pasi u instaluan ato, Serra realizoi veprën e dytë në Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut . Puna e tij është ekspozuar në sheshe dhe muze të ndryshme në të gjithë botën, duke filluar nga Islanda në Zelandë dhe deri në Katar.

NEKROLOGJI- Shuhet artisti amerikan Richard Serra, i njohur për volumet

Ai ishte i martuar me historianen e artit Clara Weyergraf që nga viti 1981, Serra mbeti aktiv si artist deri në të 80-at e tij, duke e përshkruar një ekspozitë të vitit 2019 në Galerinë Gagosian të Nju Jorkut si "ekspozitën e tij më të rëndë që kishte realizuar ndonjëherë". Deri në vdekjen e tij, ai u konsiderua si skulptori më i njohur i gjallë në SHBA, puna e tij e rëndë dhe fizike ishte gjithnjë e më shumë në kundërshtim me epokën dixhitale. Në të vërtetë, kur u pyet nga artisti konceptual Michael Craig-Martin në vitin 2015 se cilët artistë të tjerë iu qasen skulpturës si ai, ai u përgjigj: "Unë nuk mendoj se dikush tjetër e bën këtë."/Përgatiti Liberale.al (R.D)/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH