Ajo u gjet afër vendeve të sinagogave, xhamive dhe kishave të hershme dhe ishte e shkruar me 10 ligjet biblike në shkrimin paleo-hebraik. Megjithatë, rëndësia e gjetjes nuk u vlerësua plotësisht dhe guri vazhdoi të përdoret si shtrojë jashtë shtëpisë së dikujt për tre dekada. Mbishkrimi ishte vendosur me fytyrë lart dhe guri ishte i ekspozuar ndaj trafikut të rënduar të këmbëve.
Për fat të mirë, rëndësia historike e pllakës u njoh dhe u ruajt përfundimisht.
Sipas Sotheby's, guri iu shit një studiuesi në vitin 1943, për 5 milionë dollarë.
Kudo që pllaka ishte vendosur fillimisht, ka të ngjarë të ishte shkatërruar ose nga pushtimet romake të viteve 400-600 të es ose si rezultat i kryqëzatave në fund të shekullit të 11-të.
Guri përmban 20 rreshta teksti, të cilat ndjekin nga afër vargjet nga Bibla, të përbashkëta për traditat hebraike dhe të krishtera. Megjithatë, janë përfshirë vetëm nëntë nga 10 urdhërimet nga Eksodi, ku mungon:"Mos e përdor emrin e Zotit kot". Në vend të tij është një direktivë e re për adhurimin në malin Gerizim.
Përpara shitjes, Richard Austin, kreu global i librave dhe dorëshkrimeve të Sotheby, tha në një deklaratë për shtyp:
“Kjo tabletë e jashtëzakonshme nuk është vetëm një artefakt historik jashtëzakonisht i rëndësishëm, por një lidhje e prekshme me besimet që ndihmuan në formimin e qytetërimit perëndimor. Të hasësh këtë pjesë të përbashkët të trashëgimisë kulturore do të thotë të udhëtosh nëpër mijëvjeçarë dhe të lidhesh me kulturat dhe besimet e treguara përmes një prej kodeve morale më të hershme dhe më të qëndrueshme të njerëzimit.”
Përshtati /Liberale.al/