Arte

Moda në zi/ Ndahet nga jeta, Roberto Cavalli

Shkruar nga Liberale

Moda në zi/ Ndahet nga jeta, Roberto Cavalli

Bota e modës mban zi për Roberto Cavalli.
Dizajneri i famshëm vdiq në Firence në moshën 83-vjeçare. Ai prej disa kohësh ishte i sëmurë dhe ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.

Familja e tij njoftoi miqtë dhe të njohurit e tij më të ngushtë për vdekjen e stilistit. Pranë Cavallit ishte edhe partnerja e tij e 15 viteve të fundit, Sandra Bergman Nilsonn, me të cilën dy vite më parë pati një djalë, Giorgio. Fëmija i gjashtë pas Tommaso dhe Cristiana, i lindur nga martesa e tij e parë me Silvanella Giannoni dhe Robert, Rachele dhe Daniele, nga martesa e tij e dytë me Eva Deman. Cavalli shiti markën historike të veshjeve në 2015.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH