Arte

Çmimi ndërkombëtar “At Zef Pllumi” për 2024, kush janë 3 shkrimtarët që u vlerësuan në këtë edicion (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Çmimi ndërkombëtar “At Zef Pllumi” për 2024,

Në Lezhë u mbajt edicioni i çmimeve “At Zef Pllumi” 2024, për letërsinë që këtë vit përkon edhe me 100 vjetorin e lindjes së tij.

Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit mbarëkombëtare “At Zef Pllumi” për vitin 2024.

I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishem ishin autoritete lokale si dhe përsonalitet të shquara të artit dhe letersisë shqipe, të cilët vlerësuan këtë event që i dedikohet një personazhi mjaft të rëndësishem siç ishte “At Zef Pllumi”.

Në këtë konkurs juria e përbërë nga emra të njohur të lertësisë shqipe, si Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlerësoi me çmime karriere Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin. Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shkrimtarët Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH