Arte

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së Gazetarëve” në Bari, mbresa nga aktiviteti që na bëri bashkë me gazetarët arbëreshë

Shkruar nga Aulona Menalla

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Aktiviteti i përvitshëm “Dita e Miqësisë së Gazetarëve”, në edicionin e 16-të të tij, këtë herë u organizua në vendin fqinj, në Bari të Italisë. Kjo veprimtari kulturore bëri bashkë shkrimtarë, poetë të Diasporës, si: Flora Brovina, Ilirjana Sulkuqi, Mimoza Leskaj, Shqipe Bytyçi, Hamdi Hysuka, Hasan Bulçari, Iliaz Bobaj, Yllka Merkuri, si dhe gazetarë e poetë nga Shqipëria si: Aleksandër Çipa, Frrok Çupi, Besim Dybeli, Vladimir Muçaj, Ymer Hysa, etj.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Në ditën e parë të këtij aktiviteti disa nga poetët dhe gazetarët e pranishëm, nën kujdesin e poetes së njohur Ilirjana Sulkuqi, kishin zgjedhur që të lexonin pjesëz nga poezitë e autorëvë më të shquar shqiptarë, siç janë: Lasgush Poradeci, Jeronim De Rada, Dritëro Agolli, Drita Çomo, Lefter Çipa, Frederik Reshpja, Ali Asllani, Ded Kapoku, Moikom Zeqo etj, të cilët u përkujtuan përmes interpretimit të krijimitarisë së tyre.

Ndërsa në ditën e dytë të kësaj veprimtarie, ku ishte i pranishëm dhe Konsulli i përgjithëshëm në qytetin e Barit, Arjan Vasjari, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerësoi me Certifikatë Mirënjohjeje, Hasan Aliajn, i cili drejton me atdhetarizëm e profesionalizë gazetën periodike “Rrënjët”, që botohet prej më shumë se 30 vitesh, si dhe gazetarin e njohur arbëresh, Mario Calavia.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Në ceremoninë e veçantë, kryetarit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipës iu dha çmimi “Dritëro Agolli”, të cilin ia dorëzoi vetë vajza e shkrimtarit të mirënjohur, Elona Agolli.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Gjatë takimit letrar u dhuruan nga poetja Ilirjana Sulkuqi për disa nga të pranishmit, stilolapsa dhe pena, ndërsa Aleksandër Çipa, në cilësinë e drejtuesit të UGSH, u dhuroi librin “Nënë Tereza shenjtorja që na bekon” , dy emigrantëve shqiptarë, në vendin fqinj, të cilët na pritën me shumë dashamirësi në restorantin ku ata punonin prej kohësh.

KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Ashtu siç edhe dihet historikisht Bari ka qenë dhe vazhdon të mbetet një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë, pasi aty ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh. Pavarësisht kësaj, vlen të theksohet se poetët dhe shkrimtarët arbëreshë me shumë sakrifica kanë mundur që gjuhën dhe kulturën shqiptare, ta mbajnë gjallë përmes krijimtarisë së tyre letrare.

Pas dhënies së çmimeve, gazetarët, poetët dhe shkrimtarët, shkuan në ekspozitën “ Elbasani në 100 vjet”, ku u njohën me fotot e rralla ndër vite, të këtij qyteti. 

 KUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë sëKUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë sëKUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë sëKUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë sëKUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë sëKUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë sëKUJTESË PËR VAZHDIMËSI/ “Dita e Miqësisë së

Në 15 edicionet e kaluara, organizatorët e Ditës së Miqësisë se Gazetareve Shqiptarë, kanë zhvilluar aktivitetin në qytete të ndryshme brenda vendit, si dhe në trevat shqiptare: Prishtinë, Tetovë, Strugë, Ulqin, Prizren e Preshevë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH