Arte

Koleksionizmi si fenomen!

Shkruar nga Liberale

Koleksionizmi si fenomen!


Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi ka marrë vlerësime të ndryshme, për shumë shekuj ky fenomen ka përfshirë vetëm kishën dhe fisnikërin.


Rrënojat e tempullit të Apollonit, Pompei, Napoli, Itali

Fenomeni i koleksionizmit është manifestuar për herë të parë në botën perëndimore në kohët helenistike dhe romake, kur u zhvillua arti profan, i cili nuk përmbante qëllime të drejtpërdrejta fetare, por thjesht dekorative.

Gjeneralët romakë si Pompei dhe Çezari, kanë mbajtur në nderim të lartë koleksionet e tyre, të përbëra nga trofe prestigjioze të fitores dhe plaçkën e luftës të cilën ishte e zakonshme që ta ekspozonin në publik, veprim ky që favorizoii përhapjen e një stili/shije private.

Që nga koha e Ciceronit u njoh vlera kulturore e këtyre pasurive, të cilat trashëguan deri në periudhën perandorake. Kriza ekonomike, e cila filloi gjatë perandorisë dhe duke vazhduar deri shek. XIII e sidomos kultura e re e krishterë, e cila impononte konceptimin e vet të artit (arti duhet të kishte vetëm qëllime fetare) duke sakrifikuar kënaqësinë e shqisave frenoi gjatë gjithë mesjetës formimin e koleksioneve private. Kisha ruajti pothuajse me ekskluzivitet, të paktën deri në themelimin e komunave të lira, menaxhimin e dëshmive historike të së kaluarës: disa qendra fetare, siç është bazilika e San Marco në Venecia dhe abbazia e St.- Denis në Francë, mblodhën” thesaret”e mëdha te përbërë kryesisht nga relike me karakter fetar. Ringjallja ekonomike dhe kulturore e shekullit. XIV inkurajoi zhvillimin e koleksionizmit në oborret dhe në mjedisin e borgjezisë pasur.


Pamje nga pallati Pitti, Firenze Itali

Lulëzimi i madh i arteve pamore të shekullit. XV dhe XVI favorizoi formimin e koleksioneve të shumta te Rilindjes, ndër më të mëdhatë, ato të Medici në Firence, të Montefeltro në Urbino, Este në Ferrara, Gonzaga në Mantova dhe e Viscontë-ve në Milano. Koleksionizmi u përhap gjerësisht në oborret europiane: perandorit Carlo V, Francesco I i Francës, Massimiliano i Asburg dhe Rudolf II në Pragë, të cilët e konceptuan si një mjet për të afermuar prestigjin e dinastisë. Në Angli koleksionet e para të artit u formuan në sec. XVI, me dinastinë Tudor, por koleksionisti me i madh anglez ishte Carlo I, i cili në 1627 bleu galerine përrallore te dukëve të Mantovës, e përbërë kryesisht nga vepra italiane.


Margherita Gonzaga, pikturë nga Jean Bahuet, vaj ne kanavace, 1590.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH