Arte

IN MEMORIAM/ Xhemal Lufta, ikja pa kthim e piktorit të shquar elbasanas dhe vepra që mbetet pas

Shkruar nga Liberale

IN MEMORIAM/ Xhemal Lufta, ikja pa kthim e piktorit të shquar elbasanas dhe

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Xhemal Lufta, një nga piktorët dhe intelektualët më të shquar të Elbasanit dhe më gjerë.
Tërë jetën dhe veprimtarinë artistike Xhemal Lufta ia dedikoi vendlindjes së tij, Elbasanit ku edhe mbylli sytë pas një sëmundjeje.

Piktorit, artistit, edukatorit, profesorit, prindit shembullor dhe familjarit të devotshëm iu dha lamtumira nga të afërmit, miqtë dhe dashamirësit e shumtë, mes nderimeve që meritonte një figurë dhe intelektual i rrallë i Elbasanit, si Xhemal Lufta.

Filat Zane, mik dhe intelektual elbasanas, thotë në një postim në rrjetet sociale, “ikja pa kthim e piktorit të nderuar Xhelal Lufta nga kjo jetë, është një ligjësi e përcaktuar dhe besuar nga të gjithë. Por ajo që i mbetet njeriut është vepra që ka bërë dhe lë pas.”

IN MEMORIAM/ Xhemal Lufta, ikja pa kthim e piktorit të shquar elbasanas dhe

Zane ka publikuar dy portete të piktorit elbasanas. Si dhe portretin e Nënës së piktorit Xhelal Lufta-Adilesë.

IN MEMORIAM/ Xhemal Lufta, ikja pa kthim e piktorit të shquar elbasanas dhe

“Në arkivin tim kam shumë piktura grafika të profesor Xhemalit që ia dedikon qytetit të tij të dashur, Elbasanit. Ato janë spikatëse dhe të realizuara me mjeshtëri. Por portreti i Nënës – Adilesë është i veçantë, sepse djali Xhemal e donte shumë dhe sakrifikonte gjithëçka për nënën e tij. Është realizuar me mjeshtërinë e një artsti" thekson Zane.

Xhelal Lufta u lind më 20 qershor 1935 në Elbasan. Shkollën 7-vjeçare e mbaroi në vendlindje në vitin 1950. Më 1954, mbaron shkollën e mesme në liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Në vitin 1969 kryen studimet e larta ne Akademinë e Arteve në Tiranë ku merr titullin "piktor".
Dhjetë vjet para Akademisë dhe tre vjet pas saj punoi në shkolla 8-vjeçare të qytetit. Ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat lokale dhe kombëtare që nga viti 1957.

U rrit në lagjen “Kala” të Elbasanit ku kaloi vitet e fundit të jetës duke i qëndruar besnik tradicionales, pa hequr dorë kurrë nga pasioni i jetës së tij.

Në ekspozita lokale dhe në raste konkursesh ka marrë çmime të para. Në ekspozitën Kombëtare të talenteve të reja merr çmim inkurajues dhe çmim të tretë në konkursin kombëtar të 30-vjetorit të çlirimit te atdheut (1974) për ciklin me temë "Peizazhe nga fshati".

IN MEMORIAM/ Xhemal Lufta, ikja pa kthim e piktorit të shquar elbasanas dhe

Piktori Xhemal Lufta, i cili me talent dhe ngrohtësi ka shpalosur me mjeshtëri të rrallë në telajo peisazhin, portretin dhe kompozimin, ku në fokus të veprës së tij ka pasur fshatin, në përgjithësi peneli i tij qëndis pjesë nga jeta e përditshme shqiptare. /Liberale.al/

IN MEMORIAM/ Xhemal Lufta, ikja pa kthim e piktorit të shquar elbasanas dhe

Poll
SHQIPENGLISH