Arte

Ikona e valles shqiptare u nda dje nga jeta, mbahen sot homazhet për Liljana Cingun në Teatrin e Operas dhe Baletit

Shkruar nga Liberale

Ikona e valles shqiptare u nda dje nga jeta, mbahen sot homazhet për

Ikona e valles shqiptare, Liljana Cingu, u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Mjeshtrja e madhe’, ‘Nderi i Kombit’ solistja "mbretëreshë" e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore la një boshllëk në botën e artit, po ashtu edhe tek familjarët e miqtë.

Homazhet për artisten e ndjerë do të mbahen sot në orën 10:00 në hollin kryesor të Teatrit të Operës dhe Baletit, ku familjarë, miq e të afërm do t'i japin lamtumirën e fundit.

Javën e fundit gjendja e valltares "shtojzovalle" u përkeqësua dhe fatkeqësisht kaloi në gjendje kome, derisa zemra e saj pushoi së rrahuri. 

Mbi 200 valle të kërcyera prej Liljana Cingut do të mbahen mend në historinë e valles shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH