Arte

Homazhet për poetin Jorgo Papingji, e bija zbulon pengun e vetëm të artistit të madh

Shkruar nga Liberale

Homazhet për poetin Jorgo Papingji, e bija zbulon pengun e vetëm

E bija e poetit Jorgo Papingji, Migena u shpreh se babai i saj kishte vetëm një peng të cilin e shprehte herë pas here dhe që ishte fakti i të jetuarit pa babain e tij, teksa sot në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan homazhet në nder të poetit Jorgo Papingji.

Gjithashtu Migena tha se poeti i njohur Jorgo Papingji ishte një njeri ku shumë gjenerata fëmijësh e njohën atë si mësues dhe krijues.

I vetmi peng që im atë kishte dhe e shprehte ishte se ai jetoi pa babain e tij pasi e humbi kur ishte shumë i vogël, disa muajsh dhe nuk e jetoi babain dhe kjo ndoshta në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme ka qenë një peng. I dukej se fakti që nuk kishte pasur baba i dukej sikur nuk do të ishte një baba i mirë por unë jam këtu sot që të vërtetoj të kundërtën dhe kështu mund të thonë edhe një gjeneratë e tërë fëmijësh që kanë kaluar në duart e atij si mësues apo si argëtues por edhe si krijues”, u shpreh e bija e poetit te madh Jorgo Papingji.

Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën shqiptare është shuar në moshën 81-vjeçare.  Tekstëshkruesi i mijërave teksteve të këngëve të dashurie për shqiptarët në “Festivalin e Këngës”, Jorgo Papingji ndahet nga jeta pas një gjendje të rënduar shëndetësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH