Arte

Grabitet shtëpia e Ermal Metës, dy ditë pas lindjes së vajzës. Këngëtari ka një këshillë për hajdutët: Mos u lodhni kot me artistët!

Shkruar nga Liberale

Grabitet shtëpia e Ermal Metës, dy ditë pas lindjes së

Dy ditë pas lindjes së vajzës së tij Fortuna Marie, artisti shqiptar e gjeti dritaren e shtëpisë së tij të shkatërruar. Ngjarja ndodhi pothuajse në një natë kur u grabit edhe shtëpia e futbollistit të famshëm, Roberto Baggio. Duket se hajdutët kanë përfitiar nga orët e ndeshjes Itali-Spanjë për të realizuar misionin e tyre, teksa kanë vënë nën shënjestër njerëzit e famshëm.

Por plaçka për hajdutët ishte shumë e vogël a tha Ermal Meta pas ngjarjes.

Kantautori Ermal Meta u shpreh në rrjetet sociale se ishte grabitur shtëpia e tij mbrëmjen e djeshme. Dy ditë pas lindjes së vajzës së tij Fortuna Marie me partneren e tij Chiara Sturdà, artisti publikoi foton e dritares të shtëpisë së tij të shkatërruar. Dhe në fund të fundit ky ishte dëmi më serioz. Ai thotë se në fund hajdutët thyen derën “për të vjedhur një gjerdan”. Hajdutët vështirë se do të kishin mundur të gjenin diçka tjetër në shtëpi, shpjegoi vetë këngëtari. Me një mesazh ironik, ai u dërgoi një lloj këshille profesionale hajdutëve që zgjodhën shtëpinë e tij.

Në një storie në Instagram, ku si sfond “Në këtë botë hajdutësh” të Antonello Vendittit, Ermal Meta shkruan: “Nëse kërkoni ar dhe para, mos shkoni në shtëpinë e kantautorëve! Ne nuk jemi të pasur!"

/Liberale.al/

Grabitet shtëpia e Ermal Metës, dy ditë pas lindjes së

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH