Arte

FOTO NOSTALGJIKE/ A rrezikon vendi të katandiset në kaos kulturor përmes 'llumit' që sundon sot tregun muzikor?  

Shkruar nga Liberale

FOTO NOSTALGJIKE/ A rrezikon vendi të katandiset në kaos kulturor

Manjola Nallbani, Ardit Gjebrea, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, në një foto që ngjall nostalgji.

Fotoja është rikthyer nga vetë artistët në rrjetet sociale dhe ka tërhequr shumë adhurues të muzikës së tyre.

Janë katër artistë, të cilët i përkasin periudhës që përkoi me ndërrimin e sistemeve. Katër artistë të cilët ndryshe nga “tallavaja dhe paraja” që ka pushtuar vitet e fundit rrjetet sociale, iu dedikuan artit dhe bënë epokë në kohëra të vështira.

Kjo është arsyeja pse këngët e tyre mbeten dhe këndohen ende sot nga ata të gjithë ata të cilët pëlqejnë muzikën dhe artin e vërtetë.

Fakti që ata vijojnë të pëlqehen masivisht nga artdashësit dhe vazhdojnë të ruajnë miqësinë e tyre do të thotë shumë. Do të thotë se në interesin e tyre ishte pikërisht arti, ndryshe nga pseudoartistët e tallavasë dhe klikimeve “pa fund” që shiten e blihen sot në pazar, me këngë që pas një muaji “i merr era”.

Dhe kur të mos këndojnë më këta kolosë të artit, nëse nuk vihet dorë dhe situata nuk ndryshon, a rrezikon vendi të katandiset në një kaos kulturor total, përmes "llumit" që sundon tregun muzikor?  

Fotoja është realizuar siç ka zbuluar këngëtarja Manjolla Nallbani, “nga turi i ne të katërve në Maqedoni që u quajt “ Turi i Musketierëve”’.

FOTO NOSTALGJIKE/ A rrezikon vendi të katandiset në kaos kulturor

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH