Arte

FOTO HISTORIKE, nën ‘komentin’ e Aleksandër Gjokës: Dikur në plazh!

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE, nën ‘komentin’ e Aleksandër Gjokës:

Kuptohet se cilës periudhë i përket kjo foto e një çifti që shfaqet duke pushuar në plazh.

Çifti duke pushuar në plazh ka gjetur strehë nën hijen e një prej sloganeve të propogandës së regjimit komunist.

“Qëllimi i televizionit borgjezo-revezionist është të degjenerojë masat” shkruhet në parrullat e regjimit.

Fotoja është shpërndarë nga këngëtari i mirënjohur, Aleksandër Gjoka, i cili ka shkuar këto ditë në plazh.
Imazhi i përket arkivave të mediave të huaja që raportonin për Shqipërinë në vitet e komunizmit. Nostalgjia e vetme e atyre viteve ndoshta është hapësira e bollshme publike.

Nuk mund të përcillej ndryshe në koment, veçse me një të qeshur nga këngëtari, karriera artistike e të cilit nisi mes dy periudhave të ndryshimeve të mëdha.

FOTO HISTORIKE, nën ‘komentin’ e Aleksandër Gjokës:

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH