Arte

Filmat më të përfolur që do shikojmë në 2024-ën!

Shkruar nga Liberale

Filmat më të përfolur që do shikojmë në

Ky vit është shumë produktiv për botën e kinemasë dhe filma me kaste shumë premtuese do të na mbajnë pezull para ekraneve. Në këtë listë do të gjeni filmat më të shumëpritur të 2024-ës.

The End

Për këtë film ka pak njohuri, por me aq sa dimë, të tregojmë se flet për një familje të pasur në një bunker, të cilët do të përballen me situata kaotike. Kasti është super: Tilda Swinton, George MacKay, Lennie James dhe Tim McInnerny, ndaj nuk është fare çudi që jemi kaq entuziastë për ta parë.

Filmat më të përfolur që do shikojmë në

Joker: Folie à Deux

Joker-i, këtë herë bëhet bashkë me Lady Gaga, në rolin e Harley Quinn, duke sugjeruar që në titull se çifti i famshëm kinematografik vuan nga një psikozë e përbashkët, duke rritur kështu nivelin e gjërave dhe situatave të çuditshme që do të shohim në film. Harley Quinn, psikoterapiste, dashurohet me Joker-in problematik dhe pjesa tjetër është histori.

Filmat më të përfolur që do shikojmë në

Polaris

Polaris na dërgon në Alaskën e vitit 1890, ku një fotograf takon djallin. Kasti është fantastik: Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara (çift në jetën reale). Filmi pritet të reflektojë me mjeshtëri realizmin brutal dhe pjesën artistike, në të cilët kombinohen peizazhet e akullta të Alaskës dhe ndjesitë e dikujt që sapo është njohur me djallin.

Filmat më të përfolur që do shikojmë në

MaXXXine

MaXXXine ndjek personazhin e luajtur nga Mia Goth, e cila ndërmerr aventura të reja në Los Angeles, për të bërë ëndrrat e saj realitet. Duke marrë parasysh se MaXXXine është vazhdimësi e X, një ndër filmat e preferuar të dekadës, për shkak se është i mbushur me pasion, humor, kaos e horror, MaXXXine i ka ngritur shumë pritshmëritë tonë.

Filmat më të përfolur që do shikojmë në

Dune: Part II

Pjesa e dytë e Dune pritet të dalë këtë vit. Në një luftë galaktike, me një kast tejet të talentuar, Dune: Part II do të vijojë të na mahnisë dhe të na zgjojë 1001 ndjesi me zbulimet shkencore.

Filmat më të përfolur që do shikojmë në

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH