Arte

Fakte interesante rreth ‘Instagram-it’

Shkruar nga Liberale

Fakte interesante rreth ‘Instagram-it’

1.Instagram është aktualisht platforma e katërt më e përdorur e mediave sociale në botë (pas Facebook, YouTube dhe WhatsApp).

2. Instagram është uebsajti i 12-të më i vizituar në SHBA, me rreth 1.47 miliardë vizita mujore në tetor 2023.

3. Instagram është pyetja e 10-të më e kërkuar në botë, me një volum mujor prej 338 milionë kërkimesh.

4. Në vitin 2022, Instagram ishte aplikacioni i dytë më i shkarkuar në mbarë botën.

5. Instagram u themelua nga Kevin Systrom dhe Mike Krieger në vitin 2010. E ndërsa Kreu aktual i Instagramit është Adam Mosseri.

6.Selia e Instagramit ndodhet në Menlo Park, Kaliforni.

7.Në vitin 2017, Instagram u raportua të kishte 450 punonjës – megjithëse, në vitin 2023, ky numër është mbi 16,000.

8.Në vitin 2012, Facebook pagoi 1 miliard dollarë për Instagram.

9.Në vitin 2018, Instagram vlerësohej të ishte 100 miliardë dollarë.

10. Në vitin 2022, “Familja e aplikacioneve” e Metës, e cila përfshin Instagram, gjeneroi 114.45 miliardë dollarë të ardhura.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH