Arte

Ermonela Jaho takon Charles III! Soprano shqiptare performon para mbretit (Foto)

Shkruar nga Liberale

Ermonela Jaho takon Charles III! Soprano shqiptare performon para mbretit (Foto)

Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare ka marrë pjesë në mbrëmjen gala e cila u mbaj në nder të Sir Antonio Papano, në Shtëpinë e Operës Mbretërore.

Sopranoja është takuar me Mbretin Charles III, ku janë fotografuar krah njëri-tjetrit në skenën e madhe të operas, pas përfundimit të organizmit të rëndësishëm.

Ka qenë vetë artistja e cila ka bërë publike fotografitë në Facebook-un e saj.

Ermonela Jaho performoi së bashku me kolegët e tjerë, Insung Sim, tenori Freddie De T.ommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel.

Ermonela Jaho takon Charles III! Soprano shqiptare performon para mbretit (Foto)

Performanca gala u mbajt për nder të Sir Antonio, drejtori i muzikës operistike, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Charles është veçanërisht i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH