Jehona Varfi do të jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar. Ajo është diplomuar në Trashëgimi Kulturore nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2010, me bursë të plotë nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Kërkim, Jehona ka ndërtuar një karrierë të pasur në fushën e menaxhimit kulturor dhe rinor.
Më herët, Cirku Kombëtar drejtohej nga Laid Ymeri, i cili u lirua nga detyra më 25 shtator 2023.
Varfi vjen me një përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve strategjike, trashëgimisë kulturore dhe politikave publike, Jehona ka kontribuar në zhvillimin e politikave rinore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Nën drejtimin e Varfit, Cirku Kombëtar, pritet të sjellë një frymë të re dhe kreative.