Arte

Elhaida Dani shpalos synimet për postin e ri: Më në fund, e shpall se jam drejtoreshë në RTSH

Shkruar nga Liberale

Elhaida Dani shpalos synimet për postin e ri: Më në fund, e

Elhaida Dani, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës së lehtë shqiptare, rikthehet në skenën e festivalit të RTSH këtë vit. Elhaida do të jetë drejtoresha artistike e Festivalit 63 të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, një bashkëpunim që pritet të zgjasë më shumë se një vit në vend të Bojken Lakos.

"Jam e lumtur që po filloj këtë udhëtim duke marrë mësime nga më të mirët në spektaklin e muzikës, si Sanremo, direkt në selinë e Rai.
Këto mësime të vlefshme do t’i sjell me vete në vendin tonë për të bërë më të mirën për festivalin tonë të dashur" tha ajo, pas zyrtarizimit.

Postimi i Elhaida Danit:

Eh po!

Me gëzim dhe krenari, më në fund njoftoj se kam marrë rolin e ri si Drejtoresha Artistike e ‘Festivalit të Këngës në RTSH’.

Ky festival ka një rëndësi të madhe për mua si dhe për gjithë shqiptarët, sepse unë jam rritur në atë skenë dhe e di sa e veçantë është për ne të gjithë.
Të jesh pjesë e këtij eventi madhështor është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe që e marr me shumë seriozitet.

Patjeter nuk do jem vetëm por do kem ekipim tim të profesionistëve më të mirë në Shqipëri, të cilët do i bëjmë të ditur në ditët në vazhdim.
Do të jemi shumë rigorozë në të gjitha fazat e punës për të siguruar që ky festival të jetë më i miri ndonjëherë.

Jam e lumtur që po filloj këtë udhëtim duke marrë mësime nga më të mirët në spektaklin e muzikës, si Sanremo, direkt në selinë e Rai.
Këto mësime të vlefshme do t’i sjell me vete në vendin tonë për të bërë më të mirën për festivalin tonë të dashur.

Na vaftë mbarë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH