Arte

EKSPOZITA E JAVËS/ Rruga e artit me piktorin Buron Kaceli në “Dhomën e Pasme”

Shkruar nga Liberale

EKSPOZITA E JAVËS/ Rruga e artit me piktorin Buron Kaceli në

Piktori Buron Kaceli hapi ekspozitën e tij "Dhoma e Pasme" në Galerinë e Arteve Tiranë. Kjo ekspozitë është një retrospektivë që hedh dritë mbi kohën e regjimit komunist dhe kornizat e forta që impononte për artistët.

EKSPOZITA E JAVËS/ Rruga e artit me piktorin Buron Kaceli në

Ekspozita e hapur më 12 prill zbulon një koleksion të paekspozuar të punëve të piktorit tiranas, duke përfshirë tablo që shtrihen mbi 50 vite të historisë, të cilat tregojnë një penel që sfidonte kornizat kokëforta të regjimit.

EKSPOZITA E JAVËS/ Rruga e artit me piktorin Buron Kaceli në

"Unë e pëlqej shumë natyrën, jemi të dashur për të. Por natyra nuk është vetëm peisazhi, është edhe njeriu. Më pëlqejnë shumë dhe ambientet ku njeriu këndon, jeton. Janë disa vepra të kësaj natyre."- shprehet Kaceli.

EKSPOZITA E JAVËS/ Rruga e artit me piktorin Buron Kaceli në

Një numër punësh në këtë ekspozitë bëjnë përjashtim, të realizuara nga Kaceli në 30 vitet e fundit, kur arti mori frymë."Dhoma e Pasme" është një ekspozitë personale e rrallë e piktorit, me titullin "Mjeshtër i madh", dhe do të qëndrojë e hapur deri më 5 maj.

Me titullin intrigues të përzgjedhur nga kuratorja Edit Pula, ekspozita e piktorit të mirënjohur tiranas, Buron Kaceli, të fton të shijosh 55 vepra të bukura dhe të realizuara me finesë.

EKSPOZITA E JAVËS/ Rruga e artit me piktorin Buron Kaceli në

Piktura dhe vizatime, që i përkasin një periudhe prej më shumë se katër dekadash, të sjellin në botën e mrekullueshme të traditave tiranese të djali i piktorit legjendar, Sadik Kaceli, Buroni.

EKSPOZITA E JAVËS/ Rruga e artit me piktorin Buron Kaceli në

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH