Arte

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion Shima nën tingujt e një orkestre piktorike

Shkruar nga Liberale

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

“BRIO”

Kështu quhet ekspozita e mrekullueshme e piktorit Orion Shima, e hapur në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura – FAB, në kryeqytet.
Një tematikë e frymëzuar nga muzika me ndërthurje të magjishme ngjyrash, të cilat vallëzojnë me njëra-tjetrën, nën tingujt e një orkestre piktorike.
Ajo vjen pas disa ekspozitash të mëparshme dhe të sukseseshme.

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

Një ekspozitë e mirëpritur nga artistët dhe dashamirësit e artit, e shumëmediatizuar dhe shumëdiskutuar nga studiuesit e artit.

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

“Brio” është një term muzikor, që shqiptohet kur fillon pjesa muzikore. Brio do të thotë me gjallëri, me vrull. Gjithë koncepti i ekspozitës ndërtohet mbi bukurinë e muzikës dhe të ngjyrës. Sfida ka qenë pikërisht kjo, se si një autor viziv arrin nëpërmjet ngjyrës të përkthejë notën e muzikës”., tha Shima.

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

Muzika klasike dhe pjesëmarrja në operë ishin indicia e parë që piktori Orion Shima mori për të nisur ciklin e punimeve të tij.

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

A ka ndikim i ati, Alush Shima, tek Orioni?

Tashmë prej disa dekadash, Orion Shima ka krijuar “unin” e tij. Individualitetin e tij artistik.

“ADN-ja nuk zhbëhet. Sigurisht, aty ka gjurmë ADN-je. Që të dy e pëlqejmë ngjyrën, e përkthejmë sipas mënyrës sonë. Ai (babai) merret me dritën, unë nuk e kam në kërkimin tim si dritë, por si nocion”, thotë Orioni.EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

Muzika klasike dhe pjesëmarrja në operë ishin indicia e parë që piktori Orion Shima mori për të nisur ciklin e punimeve të tij, të cilat tashmë kanë marrë formë dhe që prej datës 1 mars mirëpresin publikun në galerinë "Fab", pranë Universitetit të Arteve.

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

"Sigurisht, frymëzimi ka ardhur nëpërmjet shijimit të operës dhe muzikës klasike. Ideja fillestare, spuntoja, nisi nga një simfoni që dëgjova. E trajtova si një mundësi për të përballur këto dy elemente: tingullin dhe ngjyrën," shprehet piktori.

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

Një ndërthurje e magjishme ngjyrash, të cilat vallëzojnë me njëra-tjetrën, por të zhveshura nga e përditshmja.

Piktori kërkon t'i largohet metropolit e zhurmës, ndërsa e ka cilësuar këtë cikël punimesh si ekspozitën më ambicioze të karrierës.

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

"Kam pasur mundësinë të trajtoj figurën e dirigjentit, instrumentistëve, gjithë orkestrën dhe marrëdhëniet e një instrumentisti me tunxhet, veglat. E gjitha kjo më dha mundësinë që ta përktheja tingullin me mjete piktorike," thotë z. Shima.

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

EKSPOZITA E JAVËS/ Muzikë dhe ngjyra në "Brio", Orion

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH