Arte

EKSPOZITA E JAVËS/ "Mangalem", lagja muzeale e Beratit në telajon e piktorit Pashk Përvathi

Shkruar nga Liberale

EKSPOZITA E JAVËS/ "Mangalem", lagja muzeale e Beratit në

Piktori Pashk Përvathi çeli më 9 tetor ekspozitën e titulluar "Mangalem" në Galerinë e Arteve "Eduart Lear" të qytetit të Beratit. Ekspozita me 34 punimet më të mira të tij do të qendrojë e hapur deri më 19 tetor

Pashk Përvathi, një ndër piktorët më të mirë natyralist në vendin tonë çeli ekspozitën me 34 piktura të realizuara ndër vite me fokus lagjen muzeale të Beratit “Mangalem”.

EKSPOZITA E JAVËS/ "Mangalem", lagja muzeale e Beratit në

I lindur në Lezhë dhe prej vitesh jeton në Tiranë, pyetja e parë që gjithsecilit i vjen ndërmend është: çfarë e lidh mjeshtrin e pikturës me Beratin dhe lagjen muzeale aq shumë të pëlqyer dhe frekuentuar nga turistët.

“Me Beratin kam një lidhje të hershme, daton nga viti 1988 dhe që nga ai moment magjepsës s’kam reshtur së ardhuri në Berat për ta pikturuar Magalemin në kohë të ndryshme”, u shpreh ai.

EKSPOZITA E JAVËS/ "Mangalem", lagja muzeale e Beratit në

Pikturat e artistit të njohur janë reflektim i çdo detaji të lagjes muzeale.
“Sa herë vij këtu Mangalemin e pikturoj në momente të ndryshme të ditës, të stinës. Në këtë periudhë nuk e kisha pikturuar më parë. Peizazhet me arkitekturë të hanë kohë shumë, duhet një vizatim i saktë pastaj duhet të kapësh përthyerjet e dritës, të kapësh momentin. Unë atë desha të kap në telajon time, mëngjesin”, shton me tëj Përvathi.

EKSPOZITA E JAVËS/ "Mangalem", lagja muzeale e Beratit në

Autori sjell me teknikën e vajit me tematika interesante, duke synuar individualitetin dhe duke na orientuar drejt një pikture autentike.
"Berati përherë ka qenë i lakmuar nga artistët, jo vetëm për pasurinë aq të madhe dhe të rëndësishme të trashëgimisë kulturore por edhe për vlerat e tij të padiskutueshme vizive. Të shumtë janë artistët vendas e të huaj që na kanë lënë dëshmi shumë të vyera të qytetit,që prej shekullit të 19-ë", tha Agron Polovina.

EKSPOZITA E JAVËS/ "Mangalem", lagja muzeale e Beratit në

“Të kesh një lagje siç është lagjja muzeale Mangalem, të pikturuar nga dora e një piktori siç është Pashk Përvathi është një kënaqësi shumë e veçantë", u shpreh Ervin Demo, Kryebashkiak i Beratit.

EKSPOZITA E JAVËS/ "Mangalem", lagja muzeale e Beratit në

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH