Arte

EKSPOZITA E JAVËS/ “Gjilpëra”, Galeria FAB prezanton punimet e qëndisura me dorë të artistes Artemisa Çullhaj

Shkruar nga Liberale

EKSPOZITA E JAVËS/  “Gjilpëra”, Galeria FAB prezanton

Ekspozita “Gjilpëra” prezanton në galerinë FAB punimet e artistes Artemisa Çullhaj. E konceptuar në tri mediume ekspozita kuruar nga Najada Hamza paraqet vepra të punuara me qëndisje.

EKSPOZITA E JAVËS/  “Gjilpëra”, Galeria FAB prezanton

Artemisa dhe “Gjilpëra” i kanë fillesat në atelierin e tekstilit. Premisa e saj estetike dhe intelektuale, puna ndër vite bërë me pasion dhe vullnet të epërm ndërtoi një profil artistik me fjalor dhe identitet personal krijues, bazuar në një shtresëzim historik e kulturor, të vjetër e të thellë sa jeta. Veprat e saj tek “Gjilpëra” shfaqin lëndën në një format tejet elegant, ku dashuria dhe koha bëhen një, e zgjasin sa një përjetësi.

EKSPOZITA E JAVËS/  “Gjilpëra”, Galeria FAB prezanton

Çfarë më mirë se mjeti i përdorur në realizimin e veprave të ekpozitës, njohu dhe vizatoi deri në përsosmëri avangardat artistike të fillim shekullit XX?

EKSPOZITA E JAVËS/  “Gjilpëra”, Galeria FAB prezanton

Dalja përtej formatit dhe mediumit të veprave të përzgjedhura, duke mbivendosur në telajo të buta prerë në format e trupit njerëzor pikturat e mjeshtrave të mëdhenj, është një akt bashkëkohor i cili shton një element të ri të ndërveprimit fizik me veprën e artit.

EKSPOZITA E JAVËS/  “Gjilpëra”, Galeria FAB prezanton

Vepra që lenë dyert e muzeumeve për tu veshur e marrë identitete të reja në lëvizje, imazhe të njohura që përtej pasarelave janë copëza arti që përcjellin mesazhin e vlerës së qëndrueshme! Si një sintezë e së shkuarës me të tashmen veprat në ekspon “Gjilpëra” rikrijohen nga kjo artiste me mesazhin e përcjelljes së përjetësisë së veprave të origjinës, si kërkesë e një dialogu të ri me publikun ku e shkuara i rrëfen diçka të tashmes.

EKSPOZITA E JAVËS/  “Gjilpëra”, Galeria FAB prezanton

Artemisa Çullhaj ka qenë studente në Akademinë e Arteve në atelierin e Tekstil- Mode, Kuratorja e ekspozitës saj ka qenë Najada Hamza e cila i ka dhënë tjetër medium veprave të artit të Artemisës.
Aktualisht është mësuese e Tekstilit në liceun artistik " Jordan Misja" Tiranë.
Një punë që tashmë e ushtron prej 5 vitesh. Ka punuar me autor të shek.XX, ku përzgjedhja e pikturave ka qenë sipas shijeve të saj. 
Çdo punim në pallto është punë dore nga ana e saj ( handmade) dhe nuk ka asnjë fragment të makinës qepëse).

EKSPOZITA E JAVËS/  “Gjilpëra”, Galeria FAB prezanton

EKSPOZITA E JAVËS/  “Gjilpëra”, Galeria FAB prezanton

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH