Arte

EKSPOZITA E JAVËS/ “Breath”, Roland Harizi dhe Eda Mollaj sjellin ekspozitën fotografike në Athinë

Shkruar nga Liberale

EKSPOZITA E JAVËS/ “Breath”, Roland Harizi dhe Eda Mollaj

Në ambientet e Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, më datë 25 Janar, u hap ekspozita fotografike "Breath" e çiftit vlonjat Roland Harizi dhe Eda Mollaj.

Në fjalën e hapjes, Udhëheqësi i Zyrës, zoti Fitim Gllareva, prezantoi artistët dhe u përcoll nga ambasadorja shqiptare në Athinë, zonja Luela Hajdaraga.

Ekspozita shfaq 110 fotografi të çiftit, duke shtrirë një frymëmarrje të thellë në botën e tyre të pasur fotografik, duke përfshirë kategoritë "macro", "wildlife", "landscapes", "seascape", "sunset", "street portrait", dhe "street photography".

EKSPOZITA E JAVËS/ “Breath”, Roland Harizi dhe Eda Mollaj

Ndarja e tyre mes qyteteve Vlorë dhe Athinë përbën një element thelbësor në veprimtarinë e tyre artistike. Gjithashtu, fotografitë e tyre në kategorinë "surrealist photography" i bëjnë ato të dallueshme në skenën botërore të fotografisë.

Gjithashtu nga të pranishmit nuk do të mungonin edhe diplomatë të tjerë si dhe njerëz që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e artit ,kulturës biznesit, shqiptarë dhe grekë si dhe miq të tjerë të ftuar.

EKSPOZITA E JAVËS/ “Breath”, Roland Harizi dhe Eda Mollaj

“Breath” është një frymëmarrje e thellë për tu “zhytur” në thellësitë e fondit të tyre të pasur fotografik që në këtë ekspozitë pasqyrohet vetëm me 110 shkrepje të tyre.

“Breath” është një mesazh që na bën njësoj në atë që kemi njerëzore, frymëmarrjen!

EKSPOZITA E JAVËS/ “Breath”, Roland Harizi dhe Eda Mollaj

Pas suksesit të kësaj ekspozite në Athinë stacioni i ardhshëm është në pallatin e kulturës “Labëria” në Vlorë këtë pranverë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH