Arte

E trishtë/ Kanceri i merr jetën aktori të njohur, u diagnostikua 5 muaj më parë

Shkruar nga Liberale

E trishtë/ Kanceri i merr jetën aktori të njohur, u diagnostikua

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, teksa aktori i njohur i “Game Of Thrones”, Ian Gelder, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Shkaku i vdekjes së aktorit, është kanceri biliar, pasi ai u diagnostikua me këtë sëmundje të rëndë 5 muaj më parë.

Gjatë karrierës së tij prej disa dekadash, aktori britanik luajti gjithashtu si Dekker në “Torchëood: Children Of Earth”, si dhe i ftuar në rolin e Charles, studiuesi bibliotekar në “His Dark Materials” dhe Zellin në “Doctor Who”.

Me trishtim të madh dhe zemër të thyer po njoftoj vdekjen e bashkëshortit tim të dashur dhe partnerit të jetës, Ian Gelder”, tha aktori Ben Daniels në Instagram.

Daniels dhe Gelder patën një marrëdhënie më shumë se 30-vjeçare.

Gelder ishte një personazh i dashur i ekranit dhe skenës gjatë karrierës së tij.

Karriera e tij përfshin role në serialet televizive “London’s Burning” dhe Agatha Christie’s “Poirot”, ndërsa pati kredite të shumta në produksione në “London’s Ëest End”  dhe “Shakespeare’s Globe Theatre”.

Gelder mori rolin e Kevan Lannister, vëllait më të vogël të Lord Tyëin (Charles Dance), në sezonin e parë të “Game Of Thrones".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH