Arte

Bashkëshortja e Jorgo Papingjit rrëfen momentet e fundit të poetit: Iku i përmbushur! Djali, pika e tij e dobët

Shkruar nga Liberale

Bashkëshortja e Jorgo Papingjit rrëfen momentet e fundit të

Sot miq, kolegë dhe të afërm të poetit e autorit Jorgo Papingji, kryen homazhe në nder të tij. Poeti i cili shkroi tekstet e qindrave këngëve ishte në shtruar prej disa ditësh në spitalin e Traumës, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Gruaja e tij Tatjana Papingji, u shpreh se Jorgo e donte lirinë dhe iku i përmbushur. Ajo thekson se Jorgon e frymëzonte çdo gjë, e ndërsa e përshkruan si baba të dashur e të përkushtuar. 

“Një baba shumë i dashur, nuk përzihej fare, nuk thonte kurrë jo. Sidomos kohët e fundit që u sëmur, donte përkujdes. Të gjithë u përkushtuam, unë djali, sepse vajza është jashtë. Ajo është mjeke neurologë, por nuk e ndihmonte dot me telefon”, rrëfen Tatjana.

Me lot në sy, Tatjana foli edhe për kohën kur Jorgo u sëmur, teksa shton se djali ishte pika e dobët e tij, i cili i binte çdo ditë nga 2 orë fylleit për të atin. 

“Jorgo ka bërë një jetë shumë të bukur, nuk ka pishman ndonjë gjë, që iku pa bërë gjë, i realizoi të gjitha, familje, fëmijët. Dobësi kishte edhe për djalin. Është flautist, çdo ditë 2 orë i binte flautit, ia bënim si terapi. dëgjonte në heshtje sidomos kohët e fundit. djali e ndihmonte të ngrihej, ia kemi bërë të gjitha, por ne deshëm të pavdekshëm”, tha ajo.

Tatjana tregon edhe se po përgatit edhe një libër për Jorgo Papingjin. “Jorgo ka pasur një miqësi, atë çdo gjë e frymëzonte. Po të shohësh tekste janë sociale, për dashurinë, për grithe problemet që kishim ne. Po bëj një libër për Jorgon, ia kam mbaruar materialet, shihja gjithë tekstet e tij. Çdo tekst ishte një tregim”, tregon  Tatjana Papingji. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH