Arte

Artistja e mirënjohur Zyliha Miloti feston ditëlindjen, por sa vjeç mbush ikona e humorit shqiptar

Shkruar nga Liberale

Artistja e mirënjohur Zyliha Miloti feston ditëlindjen, por sa

Ikona e humorit shqiptar, Zyliha Miloti feston sot 78-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçatë artisjtja ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit, duke ia zbukuruar ditën. 

Një ndërto është dhe këngëtarja Rosela Gjylbegu, e cila ka ndarë një foto me artisten ku shkruan: 

“Sot ka ditëlindjen një nga ikonat e kulturës shkodrane, një zonjë artiste dhe një diva shqiptare. Edhe 100 vite të tjera plot me artin, kulturën dhe humorin tand Zyliha Miloti”.

Zyliha Miloti, një artiste që prej dekadash ka marrë vlerësime të shumta nga publiku për atë që ajo përcjell në skenë. Një aktore që ka interpretuar në role të shumta, duke dhuruar emocione të mëdha për publikun shqiptar dhe jo vetëm.  Aktorja shkodrane numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH