Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, Bernard Kokalari. Ai mbylli sytë në moshën 90-vjeçare. Lajmin e kanë dhënë në rrjetet sociale familjarë, miq, të afërm e kolegë që kanë shprehur dhimbjen për humbjen.
Bernard Kokalari (lindi me 30 Dhjetor, 1934), ishte nje aktor dhe regjisor shqiptar i filmit dhe teatrit Zihni Sako ne Gjirokaster dhe nje nga themeluesit e pare te ketij teatri.
“Benard Kokalari u nda nga kjo jete! Arti shqiptar humb nje vlere te spikatur te tij! Gjirokastra nje aktor, regjizor me kontribute te medha, te vecanta.
Nje qytetar te nderuar te saj. Familja, njeriun e dashur dhe te shtrenjte. Koleget, miqte, art dashesit, qytetaret ne teresi ndjejne vetem trishtim per kete humbje. Ngushellime te sinqerta!”, shkruan Tritan Shehu në rrjetet sociale.