Arte

ARTI NË ZI/ SHUHET papritur poeti i mirënjohur Jorgo Papingji, autori i qindra teksteve muzikore

Shkruar nga Liberale

ARTI NË ZI/ SHUHET papritur poeti i mirënjohur Jorgo Papingji, autori

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, poeti i njohur shqiptar, Jorgo Papingji. Burime bëjnë me dije se Papingji ka ndërruar jetë në spital.

Jorgo Papingji ka lindur në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942 dhe është autor e poet shqiptar, i njohur për këngët e tij të shumta.

Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.

Jorgo Papingi mban titullin “Mjeshtri i Madh”, nga Presidenti i Republikës. Ai ka shkruar mbi 4000 këngë.

Papingji ishte la pas një emër të mirënjohur e të nderuar, në krijimtarinë e teksteve muzikore shqiptare.

Bashkëpunimi i parë i Jorgos si autor teksti ka qenë me kompozitorin e shquar Aleksandër Lala në këngën që bëri aq shumë bujë në atë kohë “A ta fshij apo ta gris”; e cila ishte një këngë për fëmijë, që aso kohe ngjalli shumë reagime pozitive dhe emocione të shumta. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH