Arte

11 sjellje të thjeshta që e bëjnë një person të duket toksik

Shkruar nga Liberale

11 sjellje të thjeshta që e bëjnë një person të

Nëse jeni të gatshëm të “investoni” në raporte të forta me miqtë apo partnerin/en, me siguri që disa momente i keni kaluar si normale dhe të zakonshme, pa e ditur se një sjellje e tillë është tregues toksik i personalitetit të tyre.

Disa zakone të përditshme  si thashethemet ose anulimi i planeve në sekondën e fundit duken gjëra të vogla, por sipas psikologes klinike Perpetua Neo, momente toksike si këto duhet t’ju bëjnë më të vetëdijshëm për tipin e tyre, sepse në të ardhmen ato ndikojnë negativisht në qasjen ndaj jush dhe jo vetëm.

Ndonjëherë ne pa vetëdije i ushqejmë këto zakone, teksa ato kthehen në sjellje automatike. Pas disa kohësh, këto sjellje nguliten dhe kthehen në një normë. Thyerja e ciklit të zakoneve toksike është gjithashtu një mënyrë për ta trajtuar veten më mirë, si edhe për t’i bërë të qartë kufijtë të tjerëve.

Ja një listë me zakone që japing sinjale toksike në raportin mes jush dhe miqve, kolegëve, partnerit/es etj.

#1 Kontrolloni telefonin kur dikush është duke folur

#2 Injoroni postimet e miqve

#3 Ndërprisni një bisedë në mënyrë të vazhdueshme

#4 Bëheni xhelozë për suksesin e mikut/es suaj

#5 Anuloni planet në minutën e fundit

#6 Refuzoni të bëni kompromise

#7 Bëni batuta pa vend

#8 Bëni thashetheme

#9 Pa dashje, bëheni persona agresiv

#10 Gjykoni të tjerët

#11 Përpiqeni të shpëtoni çdo njeri të mundshëm

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH