Arte

" Nuk i shoh më filmat e saj", rrëfehet mes lotësh vajza e Hajrie Rondos: Kur ndërroj kanalet e televizorit, me shfaqet mami... 

Shkruar nga Liberale

" Nuk i shoh më filmat e saj", rrëfehet mes lotësh

Artisja e mirënjohur Hajrie Rondo, pas largimit nga jeta, la pas emrin e mirë,  filmat e rolet e bukura që luajtur në kinematografinë shqiptare. Sot, vajza e aktores së ndjerë, Hajrie Rondo, Klea Rondo ka zbuluar se që prej ndarjes nga jeta të nënës nuk ka parë më asnjë film të saj.

Ajo u shpreh në një inetrvistë në "ABC news" se ndodh shpesh që kur kalon kanalet e televizorit, në ekran t’i shfaqet nëna e saj, por zgjedh të mos e shohë, pasi nuk do të trazojë kujtimet e bukura të ngulitura thellë në mendje e zemër. 

Mes lotësh dhe emocionesh ajo theksoi se e ka pasur shumë të vështirë largimin nga jeta të nënës, pasi në periudhën që ishte sëmurë u lidhën dhe më fortë me njëra-tjetrën. 

“Për mua nuk është e lehtë. Ka ndodh diçka, që mbas largimit të saj, unë nuk e kam të lehtë ta shoh në filma. Ende nuk e kam kapërcyer ikjen e saj, edhe pse kanë kaluar 7 vite. Ndodh shpesh që unë rastësisht me pultin e televizorit kaloj dhe në ndonjë moment ajo mund të shfaqet, e kaloj, nuk e kam të lehtë.  Që prej 7 vitesh nuk kam parë asnjë nga filmat e saj. Për mua çdo gjë ka stopuar para 7 vitesh në marrëdhënie me të. Nuk është kollaj. Unë i kam rezervuar brenda të gjitha kujtimet që kam gjithë jetën time me të, e kam konservuar dhe i kam lënë ashtu, nuk kam dashur t’i trazojë. E kam lënë aty brenda zemrës sime dhe është aty.

E kam pasur shumë të vështirë, largimin nga jeta të saj, sidomos katër vitet që mami ishte sëmurë, u lidhëm dhe më shumë. Kjo sëmundje kaq e vështirë të bën që ti t’i japësh të sëmurit jo vetëm ndihmë fizike, por mundohesh që me kurajon t’i përcjellësh asaj optimizëm”, tha Klea Rondo. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH